Fjalë Kyçe

Sekuestrohen rreth 1.5 milion euro pasuri në pronësi të Admir Muratajt dhe familjarëve të tij

Sekuestrohen rreth 1.5 milion euro pasuri në pronësi të Admir Muratajt dhe familjarëve të tij

Janë sekuestruar rreth 1.5 milion euro pasur në pronësi të Admir Muratajt dhe familjarëve të tij nga Departamenti i Policisë Kriminale në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në DVP Tiranë, duke zbatuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.

Admir Murataj është një nga autorët e grabitjes së Rinasit, i cili mbeti i vrarë.

Mësohet se sekuestron përfshin një vilë trekatëshe e ndodhur në Prezë me një sipërfaqe totale ndërtimi 300 m2 në emër të shtetasit Admir Muratajt. Tokë truall me sipërfaqe 600.3 m2 e shtetasit A. M., ndodhur afër Saukut, Garazh me sipërfaqe 23 m2, në emër të shtetasit A. M., blerë në vitin 2016.

Apartament me sipërfaqe 100.5 m2, në emër të shtetasit A. M. Tokë truall, në emër të shtetasit A. M. Apartament banimi në Sarandë, i porositur në datë 05.07.2012 tek një shoqëri ndërtimi, kundrejt shumës 90,000 euro. Apartament, me sipërfaqe

Vlera e pasurive të sekuestruara llogaritet rreth 1.5 milion euro. Bëhet e ditur se pasuritë e sekuestruara janë lënë në administrim të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.