Fjalë Kyçe

Selimi për ngjarjet e fundit: Dikush po tenton t’i mbulojë skandalet me skandal

Selimi për ngjarjet e fundit: Dikush po tenton t’i mbulojë skandalet me skandal

Rexhep Selimi ka komentuar kërcënimin e fundit që iu ka bërë dy institucioneve; Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Prokurorisë Speciale.

Sipas Selimit, shpesh një skandal tentohet të mbulohet me tjetrin, duke iu referuar ngjarjeve të fundit, përkatësisht publikimi i fotografisë së rrejshme nga deputetja Flora Brovina, përmendja e emrit të kryekuvendarit Kadri Veseli, në një video ku bëhet fjalë për fajde e të tjera.

“Ajo pse po ndodhë tani, a e kemi pritur, është çështje tjetër, do ta diskutojmë, por për situatën për të cilën po flasim, që e kanë krijuar edhe institucionet politikë në Kosovë, po më duhet pak a shumë njëfarë kërcënimi ndoshta nga të kërcënuarit, jo rrallëherë ka ndodhur që një skandal të mbulohet me një tjetër” ka thënë ai.

Selimi ka krahasuar këtë situatë me një ngjarje që kishte ndodhur në fund të fushatës së zgjedhjeve në vitin 2014.

“Nuk mund të mos e përmend një fakt që edhe kemi mundur ta harrojmë, ndonëse nuk janë analoge, është rasti i shpërthimit në KEK, në ditën e fundit të fushatës së 2014’ës, por përcaktoi edhe dy ditë më vonë të zgjedhjeve sepse u privuan subjektet politike. Nuk mund të mos e përmend faktin deri të dielën u quajt tragjedi kombëtare, të hënën u harrua. Kanë ndodhë shpërthime, por skandali nuk mbulohet me shpërthim” tha anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai nuk ka përmendur emra konkretë se kujt i referohen këto akuza se po mbulohen skandale, me skandale të tjera, duke thënë se duhet të pritet epilogu i ngjarjes.