Fjalë Kyçe

Serbia nervozohet me bashkëpunimin e ushtarëve të Kosovës dhe të Shqipërisë

Serbia nervozohet me bashkëpunimin e ushtarëve të Kosovës dhe të Shqipërisë

Disa manovra të ushtrisë së re të Kosovës me ushtrinë shqiptare kanë zgjuar reagime nga ana e serbëve, transmeton Gazeta Express.Mediat në Serbi shkruajnë se serbët po ankohen për heshtjen e KFOR-it në, siç thonë ata manovra të jashtëligjshme të shqiptarëve në territorin e Kosovës.
”Këto janë pregatitje për provokime të dhunës në pjesën veriore të Kosovës”, ka thënë politikani serb, Milovan Drecun.
Drecun vlerësoi se kjo ishte një demonstrim i papranueshëm i politikës së Shqipërisë së Madhe, se Shqipëria nuk kishte bazë për të dërguar anëtarë të ushtrisë së saj në Kosovë – nëse nuk ishin okupatorë – dhe ajo që po bën Shqipëria është kaq e rrezikshme saqë pothuajse kufizohet me një deklaratë jozyrtare e luftës ndaj Serbisë.
”As KFOR-i dhe as Unmiku nuk po reagojnë, për këtë pushtim”-deklaroi ai për Pink TV.