Fjalë Kyçe

Sezoni po mbaron, ja çfarë moti pritet në ditët në vijim

Sezoni po mbaron, ja çfarë moti pritet në ditët në vijim

Gjatë pesë ditëve të ardhshme vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik.

Kjo situatë meteorologjike do të kushtëzojë mot me diell dhe vranësira të herë-pas-hershme, të cilat ditën e hënë dhe të martë do të mundësojnë mot jo stabil dhe vende–vende me reshje të izoluara shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi maksimale deri 11 m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.