Fjalë Kyçe

Shala: Drenica i tha sërish PO Kadri Veselit dhe PDK-së

Shala: Drenica i tha sërish PO Kadri Veselit dhe PDK-së

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Ferat Shala ka vlerësuar se për qytetarët e Kosovës, aleternativa e vetme është PDK-ja.

Ai këto fjalë i tha pas takimit që kishte i nominuari për kryeministër nga kjo parti, Kadri Veseli nër Tërsenik.

Shala tha se mbështetja e madhe për PDK-në vjen edhe nga Tërseniku.

Postimi  i plotë i Shalës në Facebook:

Lideri ynë, z. Kadri Veseli, sonte i priu ekipit të madh të Partisë Demokratike të Kosovës në Tërstenik.

Drenica i tha sërish PO Kadri Veselit dhe PDK-së.

Edhe sonte u dëshmua se qytetarët e Kosovës gjithandej, besojnë fuqishëm në idetë politike të z. Veseli, për ta çuar deri në fund procesin e shtetndërtimit dhe për t’i hapur perspektivë zhvillimore ekonomisë së vendit.

Për qytetarët e Kosovës alternativë e pashmangshme politike për një të ardhme të sigurt, po del të jetë PDK-ja.

Njerëzit e mirë dhe punëtorë të Tërstenikut besojnë në potencialin e madh intelektual të PDK-së, prandaj, qysh tani, jemi të sigurt në fitore.