Fjalë Kyçe

Ferat Shala merr mbështetje të fuqishme në Komoran dhe Kishnarekë

Ferat Shala merr mbështetje të fuqishme në Komoran dhe Kishnarekë

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së Ferat Shala po vazhdon takimet e tij me qytetarë të zonave të ndryshme për të kërkuar mbështetje për atë që ai e quan ‘forca shtetndërtuese e Kosovës’.

Shala në takimin që e mbajti sot me qytetarët e Komoranit, e quajti qytetin e Komoranit si zemra e Drenicës që asesi nuk i mungon frontit udhëheqës.

“Qytetarët e Kosovës kudo janë mobilizuar në një front, të cilit po i prinë kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, z. Kadri Veseli: për t’i dhënë fuqi politikës unifikuese dhe luftës kundër dukurive negative në shoqërinë tonë.
E, zemra e Drenicës – Komorani, assesi nuk i mungon këtij fronti,”- tha Shala, shkruan Gazeta Alo.

Shala përveç Komoranit, takoi edhe qytetarët në Kishnarekë.

Aty përveç mikpritjes gjetën edhe mobilizimin e lartë të Nëndegës për fitoren e zgjedhjeve të 6 tetorit.

“Forca më e madhe politike e Kosovës zbarkoi të dielën edhe në Kishnarekë. Përveç mikpritjes aty gjetëm edhe një mobilizim të lartë të Nëndegës për fitoren e zgjedhjeve të 6 tetorit. Kishnareka gjithmonë kala e pamposhtur e PDK-së.”