Fjalë Kyçe

SHBA rikonfirmon mbështetjen ndaj Ushtrisë së Kosovës

SHBA rikonfirmon mbështetjen ndaj Ushtrisë së Kosovës

Përfaqësuesi i SHBA’ve në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Jonathan Cohen e ka konfirmuar mbështetjen ndaj Ushtrisë së Kosovës.

“SHBA konfirmon përkrahjen e saj ndaj Ushtrisë së Kosovës, është në përputhje me rezolutën 1244. FSK nuk është UÇK është një forcë e ndarë e veçuar, shumë etnike e themeluar pas pavarësisë së Kosovës të cilën Gjykata Ndërkombëtare e ka shpallur se nuk e ka shkelur rezolutën dhe është në përputhje me planin e tranzicionit”, është shprehur Cohen.

Tutje, ai ka thënë se presin nga Qeveria e Kosovës që të respektojë të gjitha ligjet sa i përket lëvizjes së trupave në Kosovë.

“Ne i udhëzojmë të dyja vendet Kosovës dhe Serbisë që t’i kthehen tabelës së negociatave dhe t’i normalizojnë marrëdhëniet. Të dyja vendet duhet t’i njohin vlerat e normalizimit përmes të cilat do të përfitoj popullata”.