Fjalë Kyçe

Shi dhe breshër në këtë qytet, përmbyten rrugët dhe shtëpitë

Shi dhe breshër në këtë qytet, përmbyten rrugët dhe shtëpitë

Kanë mjaftuar vetem 30 minuta shi dhe breshër i pandërprerë që rrugët e qytetit të Beratit të notojnë për minuta të tëra në ujë.

Shiu dhe breshëri kanë përmbytur rrugën e vetme të qytetit, nga kthesa e Gjykatës deri në lagjen “Uznovë”, duke bllokuar qarkullimin e automjeteve në rrugë dhe duke krijuar vështirësi edhe në lëvizjen banorëve, ndërkohë që në shumë biznese uji arriti deri brenda tyre.

Menjëherë pas hapjes së pusetave në rrugët e qytetit nga punonjësit e shërbimit në bashki, filloi edhe tërheqja e ujit në rrugët e qytetit.

Menjëherë pas tërheqjes së ujit, ajo që shihje nëpër rrugët e qytetit ishte balta dhe pronarët e bizneseve që pastronin ambientet e jashtme të dyqaneve e lokaleve.