Fjalë Kyçe

Shkatërrohet gjelbërimi në parkun e Dardanisë, me iniciativën e Komunës së Prishtinës

Shkatërrohet gjelbërimi në parkun e Dardanisë, me iniciativën e Komunës së Prishtinës

Derisa në Prishtinë mungojnë hapësirat gjelbëruese, ndodh që të shkatërrohen edhe ato ekzistueset. Ndonjëherë këto shkatërrime bëhen ga qytetarë të papërgjegjshëm, por ndonjëherë edhe nga vetë qeveria lokale. Kështu në parkun në ëagjen Dardania po bëhen punime nga një kompani, por kjo po kritikohet nga qytetarët.

Qytetari Zekë Çeku ka bërë një postim ku kritikon dëmtimin e gjlbërimit. Ky është postimi i plotë i tij:

Kush është ideator i këtyre idiotësirave?!! Punët i merr dhe i “kryen” Mafia Urbane e betonit! Njësoj keq në Prizren dhe Pejë, në qendrat më të mëdha të Kosovës!

Injoranca dhe lakmia do shkatërrojnë tërë gjelbërimin në parqe të qyteteve kryesore te Kosoves!

Parku i Dardanisë në Prishtinë është duke u betonuar, duke shkatërruar gjelbërimin dhe duke ngritur shtigje të betonit, si rrjetë e merimangave.