Fjalë Kyçe

Shpallen rezultatet përfundimtare, Vetëvendosje fiton zgjedhjet me 26,15 %

Shpallen rezultatet përfundimtare, Vetëvendosje fiton zgjedhjet me 26,15 %

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit.

Shpallja e rezultateve dhe certifikimi do t’i hapë rrugë krijimit të institucioneve të reja.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka thënë se pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë 44.72%.

“Në bazë të rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje, ka marrë 26.12 për qind të votave, Lidhja Demokratike e Kosovës 24.45 për qind, Partia Demokratike e Kosovës 21.16 për qind, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në koalicion me Partinë Socialdemokrate ka marrë 11.47 për qind, Lista Serbe 6.74 për qind të votave dhe Nisma Socialdemokrate 4.98 për qind”, ka njoftuar ajo.

Bazuar në numrin e votave të fituara, Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 32 deputetë në Kuvendin e Kosovës, LDK-ja 29, PDK-ja, 25 deputetë, koalicioni AAK-PSD, 14, Lista Serbe 10 deputetë, si dhe 10 vende kanë fituar së bashku të gjitha partitë e minoriteteve.

Pas përfundimit të afatit prej 24 orësh për ankesa, ky Komision do ta bëjë certifikimin e rezultateve.

Në këtë link gjeni votat për secilin deputetë që do të bëhet pjesë e Kuvendit të Kosovës, pas shpalljes së rezultateve përfundimtare.