Fjalë Kyçe

Shpejtim Bulliqi aderon në Vetëvendosje

Shpejtim Bulliqi aderon në Vetëvendosje

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë të ditur sot se Shpejtim Bulliqi është anëtari më i ri i subjektit të cilin ai e drejton.

Bulliqi i cili dikur ishte deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ishte kundërshtues i madh i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, pasi sipas tij Kosova po i humbiste 8 mijë hektarë tokë.

“Shpejtim Bulliqi së bashku me profesorët Zejnullah Gruda e Florim Isufi ishin në krye të argumentimit shkencor për kundërshtimin e demarkacionit Thaçi-Meha që Republikës sonë ia cënoi territorin. Me Prof. Bulliqin në VETËVENDOSJE! dhe me Lëvizjen në qeverisjen e ardhshme, kufijtë e shtetit tonë do të jenë të paprekshëm”, ka shkruar Kurti në Facebook.

https://www.facebook.com/albini2017/posts/662560044243883