Fjalë Kyçe

Shpend Ahmeti arrin te vendi ku u vranë tre personat

Shpend Ahmeti arrin te vendi ku u vranë tre personat

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka arritur në vendin e ngjarjes ku një burrë vrau tre persona.

Ahmeti gjendet para banesës në të cilën një burrë vrau gruan e tij, nusen e djalit dhe pastaj edhe veten, raporton Gazeta Express.

Trupat e tre të vrarëve nuk janë nxjerrë akoma nga ndërtesa, që është rrethuar më policë.

Tragjedia u krye në sytë e vajzës dy vjeçare.

Fiqnjtë i kanë thënë Gazetës Express se burri që kreu vrasjet ka pasur probleme psikike dhe madje ai kishte tentuar të vriste gruan e tij edhe para një viti e gjysmë.

Atij i ishte konfiskuar arma, e më vonë e kishte blerë një të re.