Fjalë Kyçe

Shpend Ahmetin akuzohet nga babai i dy fëmijëve që humbën jetën në gropën e Prishtinës

Shpend Ahmetin akuzohet nga babai i dy fëmijëve që humbën jetën në gropën e Prishtinës

Po bëhen afro tre vjet, që kur në lagjen Kolovica në Prishtinë, humbën jetën në një gropë me ujë dy fëmijët e familjes Mramori nga Prishtina.

Rasti as edhe pas tre viteve nuk është zbardhur. Ndërkohë që për këtë punë janë të paraqitura gjashtë kallëzime penale, ku përfshihen zyrtarët komunalë të komunës së Shpend Ahmetit si dhe kompania që ka hapur gropën Babai i dy fëmijëve që humbën jetën tragjikisht, Muhameti, sot po kërkon drejtësi për ta.

Ai thotë se u gënjye nga i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti. Familja jeton në kushte të vështira ekonomike.

Mban me vete gjithmonë një çelës. Thotë se me të e hap një dollap, i cili ia qetëson dhimbjet shpirtërore.

Muhamet Mramori nga Kolovica e Prishtinës rrëfen se në atë dollap mbanë gjërat më të çmuara të dy fëmijëve të tij, Florentinës 13-vjeçare si dhe Florentit 11-vjeçar.

Të dy këta humbën jetën tragjikisht në qershorin e vitit 2016 në një gropë gjigante me ujë e cila ishte hapur nga një kompani ndërtimi pak metra larg shtëpisë së tij.

Fotografi, libreza shkolle, lodra, vath e unaza, janë vetëm disa prej gjëra të Florentit e Florentinës të cilat me mall i ruan prindi i tyre Muhameti. Tek këto gjëra gjenden edhe dy lidhëse me të cilat i kishte kapur flokët Floretina ditën kur ajo tragjikisht kishte humbur jetën.

Por, edhe gati tre vite pas humbjes, familja e dy fëmijëve, thotë se nuk është vënë drejtësi për rastin. Ani se për këtë çështje janë të deponuara gjashtë kallëzime penale.

Muhamet Mramorit  ka treguar se si institucionet e shtetit ende nuk i kanë zbardhur të gjitha rrethanat e humbjes se jetës së dy fëmijëve të tij. Thotë se rasti po zvarritet.

“Në këtë rast janë gjashtë palë të akuzuara. Komuna, inspektorati, kompania. Ne si qytetarë duhet të jemi të mbrojtur e jo me shku e me u mbytë fëmijët. E lë gropën dy vite të hapun aty dhe një ditë pas vdekjes së fëmijëve të mi të mbyllet gropa. E sot të thuhet jo nuk marrë përgjegjësi. Fajtore në këtë rast më së shumti është komuna”, tregon prindi i dy fëmijëve të ndjerë.

Tutje ai ka treguar se për këtë punë që gati tre vite nuk është mbajtur as edhe një seancë gjyqësore
nkesat që kjo familje i ka bërë për rastin

“Lënda për këtë punë është duke u zvarritur. Që tre vite asnjë seancë gjyqësore nuk është mbajtur. Deri tash për këtë rast janë ndërrua tre prokurorë. Kam ba ankesa, por ata më kanë thënë nga prokuroria që ka shumë lëndë. Tri vite po bëhen e ne kurrfarë përgjigje nuk kemi marrë. Sikur të mos eksitonin kurrë këta fëmijë”, thotët tutje prindi i Florentinës dhe Florentit të ndjerë.

E rreth kësaj çështjeje, Muhameti, ka dërguar ankesë në zyrën e prokurorit të shtetit. Në të, ai ka kërkuar që të dihet se përse është duke u zvarritur lënda e dy fëmijëve të tij.

Në përgjigjen që kjo e fundit i ka dërguar familjes Mramori, thuhet se vonesa e kësaj lënde ka ardhur si pasojë e ngarkesës së madhe të lëndëve si dhe ndërrimi i p0rokurorëve për këtë punë.

“….Sa i përket pakënaqësisë tuaj lidhur me zvarritjen në vendosjen e lëndës PP.ll.4894/16a nga shkresat e lëndës të siguruara nga prokuroria, ZAP ka gjet se është pranuar në prokurori më datë 15 korrik 2016 dhe prokurores së fundit të çështjes i është ndarë në punë më 30 gusht 2016.

Më datë 03 dhjetor 2018, prokurorja ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj të pandehurve. Në intervalet e ndryshme kohore, prokuroria ka ndërmarrë disa veprime procedurale në drejtim të përfundimit të hetimeve. ZPD ka gjet vonesë në vendosjen e lëndës së lartcekur, por, vonesa është konstatuar se ka ardhur për shkak të rrethanave objektive (ngarkesa e prokurorëve me numër të madh të lëndëve, kalimi i lëndës në prokuror të ndryshëm, etj”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Prokurorit Disiplinor (ZPD), drejtuar familjes e cila i humbi dy fëmijët e saj. Ndërkohë sa i përket kësaj çështjeje dhe vonesave, është deklaruar edhe Avokati i Popullit, Hilmi Jashari i cili për mediat ka thënë se ky rast do të duhej të zgjidhej më së shumti për një vit e gjymte, në të kundërtën është në kundërshtim me Kushtetutën e vendit.

E ndërkohë, krahas humbjes tragjike të dy fëmijëve të tij, familja e Muhamet Mramorit, ballafaqohet edhe me kushte tre rënda ekonomike. Kjo familje e cila është katër anëtaresh jeton me vetëm 80 euro në muaj.

Prindi i Florentinës dhe Florentit të ndjerë, tregon se Shpend Ahmeti i kishte premtuar se do t’ia siguronte një vend të punës. Por kreu i Prishtinës, tash nuk ia hap as derën personit të cilit i vdiqën fëmijët në gropën ku komuna e Prishtinës i kishte dhënë lejen e ndërtimit një kompanie ndërtimore për të kryer punimet.

“Kryetari i komunës, Shpend Ahmeti, ka marrë pjesë në varrimin e fëmijëve të mijë. Pa varrimit, na pat premtuar që do të na ndihmojë, së paku për një vend të punës. Nga ajo kohë, ai kurrë nuk më ka pranua më që të flas me të, nuk është përgjigje kurrë. Ato që i ka premtu asnjë nuk i ka mbajtur. Shpenzimet e varrimit vetëm ato i ka hekur komuna. Ne jetojmë me një ndihmë sociale me rreth 80 euro. Shpendi na pat premtu që do të ma gjejë një punë. Por jo, kurrë as punë e as kurgjo.”, rrëfen ai.

Kujtojmë se në qershorin e vitit 2016, vëlla e motër, njëri i moshës 11 e tjetri 13 vjeçare e , kishin humbur jetën në mënyrë tragjike në një gropë të hapur kohë më parë në lagjen Kolovica të Prishtinës.

Derisa, institucionet e vendit të fillojnë ta marrin seriozisht këtë rast, lutja e vetme e Muhamet Mramorit, është që të vendoset drejtësia për dy fëmijët e humbur tragjikisht.