Një gyp i ujësjellësit ka pëlcitur në lagjen “Mat”, në kryeqytetin e Kosovës.
Si pasojë e shpërthimit të gypit, rruga “Lotë Vaku” në Prishtinë është baltosur, e madje edhe është vërshuar.
Askush deri më tani nuk ka dalë ta sanojë gjendjen, duke i lënë qytetarët të përballen me një situatë të pakëndshme.
Gazeta Express ka siguruar pamje nga vendi ku ka ndodhur shpërthimi i gypit.