Fjalë Kyçe

SHSKUK dënon sulmin ndaj mjekut Bujar Gashi

SHSKUK dënon sulmin ndaj mjekut Bujar Gashi

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK )ka dënuar ashpër sulmin ndaj mjekut, Bujar Gashi, specializant i ortopedisë.

Bëhet e ditur se ai ishte sulmuar fizikisht nga një pacient në vendin e tij të punës, derisa po ofronte shërbime kujdestarie.

“Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) është njoftuar nga Klinika e Emergjencës dhe e Ortopedisë se Dr. Bujar Gashi, specializant i ortopedisë, është sulmuar fizikisht nga një pacient në vendin e tij të punës, derisa po ofronte shërbime kujdestarie”.

“SHSKUK dënon ashpër sulmin e mbrëmshëm ndaj mjekut, e quan akt të turpshëm dhe qyqar, ndërkaq fton organet kompetente të merren me rastin”.

“I shqetësuar me incidentin e mbrëmshëm, kolegjiumi i Klinikës së Ortopedisë ka kërkuar hetim të shpejtë, duke theksuar se dhuna nuk duhet dhe nuk mund të përdoret si mjet i shprehjes së pakënaqësive”, thuhet në reagim