Fjalë Kyçe

Shtatë të dënuar nisin punën jashtë institucionit korrektues

Shtatë të dënuar nisin punën jashtë institucionit korrektues

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se shtatë persona të dënuar kanë nisur të punojnë jashtë institucionit korrektues, pas nisjes së zbatimit të Udhëzimit Administrativ në Qendrën Korrektuese të tipit të hapur të Smrekonicës për punën e të burgosurve jashtë institucionit korrektues.

“Puna e të burgosurve është një aktivitet i nevojshëm drejtë risocializimit të suksesshëm dhe përgatitjes së tyre për t’u rikthyer në shoqëri si individ të përgjegjshëm dhe të dobishëm për shoqërinë. SHKK është duke e realizuar misionin e saj ligjor për parandalimin e përsëritjes së krimit në të ardhmen, duke synuar një shoqëri ku sundon ligji”, thuhet në njoftim të SHKK-së.

SHKK ka thënë po ashtu se pret që shoqëria t’i pranojë të burgosurit e punësuar në komunitet si pjesë e jetës dhe punës në mjedisin e saj, “si dhe të ndihmojë SHKK-në në misionin e saj të risocializimit dhe riintegrimit të të burgosurve në shoqëri në Republikën e Kosovës”.