Fjalë Kyçe

Skandaloze: Dy të rinj dhunojnë një vajzë në mes të rrugës në Tiranë

Skandaloze: Dy të rinj dhunojnë një vajzë në mes të rrugës në Tiranë

“Stop” publikon një video në të cilën dy djem shfaqen duke dhunuar një vajzë në mes të rrugës. Ngjarja e rëndë ndodhi në Urën e Institutit në Tiranë dhe pamjet u regjistruan nga një qytetar.

Pamjet tregojnë se një prej djemve e godet vajzën në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa tjetri qëndron duarkryq. Vajza tenton të mbrohet, por pa sukses.

Pavarësisht se pranë kalojnë automjete të shumta, askush nuk shihet të ndalojë për t’i ardhur në ndihmë vajzës në fjalë. Drejtuesi i emisionit Stop, Saimir Kodra e dënoi ashpër këtë akt dhe i bëri thirrje vajzës që të shkojë dhe ta denoncojë këtë dhunë në polici.

“Kjo është një ngjarje shumë e rëndë, dy djem që dhunojnë një vajzë. Godasin vajzën e dhunojnë, tmerr i madh. Sigurisht këto pamje besoj që policia do t’i marrë, do t’i njohë personat, ose ajo vajza që ka provuar këtë lloj dhune të shkojë të paraqitet të thotë ky është filani, filani dhe të merret vesh përse. Përtej të merret vesh përse edhe të mos e bëni më. Nuk ka gjë më të tmerrshme se të vihet dorë mbi një femër, o meshkuj, a do t’i thërrisni mendjes apo jo, nuk ka shans fare.”