Fjalë Kyçe

Skandaloze: kontejnerët pranë shtatores së Ibrahim Rugovës

Skandaloze: kontejnerët pranë shtatores së Ibrahim Rugovës

Shtatorja e ish-Presidentit Ibrahim Rugova, që ndodhet në qendër të Prishtinës, përballë Kuvendit të Kosovës, është rrethuar me kontenjerë të mbeturinave.

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, për një gjendje të tillë pranë shtatores së Presidentit Historik, ka akuzuar kreun e Prishtinës, Shpend Ahmetin.

“Kjo na pret çdoherë kur gabojmë e u japim votë atyre që nuk meritojnë. Shpendi prek në vlerat kryesore të vendit, mbeturinat t’i mbajë afër zyrës së tij”, ka shkruar Gecaj në Facebook.