Fjalë Kyçe

Specialistët stomatologë protestojnë para Qeverisë, shkaku papunësia

Specialistët stomatologë protestojnë para Qeverisë, shkaku papunësia

Specialistët stomatologë të papunë, sot do të protestojnë para Qeverisë së Kosovës.

Protesta do të nisë në ora 10:00 dhe organizohet në vazhdën e protestave të mbajtura më herët para Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë së Kosovës.

Ata kërkojnë që të mbahet premtimi për punësimin e tyre e cila iu është bërë kohë më parë nga krerët institucionalë.

Sipas tyre, moszgjidhja e kësaj çështje ka bërë që shumë prej këtyre stomatologëve të largohen nga Kosova dhe të marrin rrugën e Perëndimit.

Ata thonë se nëse nuk bëhet një zgjidhje e shpejtë edhe të tjerët do të detyrohen të kërkojnë punë në ndonjë vend tjetër.