Fjalë Kyçe

Sulmohen katër xhami në Britani të Madhe

Sulmohen katër xhami në Britani të Madhe

Filmimet e siguruara tregojnë thyerjen e dritareve të një xhamie në Birmingem në një sulm të orëve të vona.

Xhamia në shënjestër ishte Islami Masjid Faizul në Broadway, Perry Barr dhe ishte një nga pesë sosh të vandalizuara mbrëmë, transmeton lajmi.net.

Predikuesit myslimanë në qytet thonë se kanë frikë të dërgojnë fëmijët e tyre në objekte fetare pas sulmeve, të cilat ndodhën më pak se një javë pas masakrës së Christchurch.

Videoja tregon një burrë që mban një kapelë në fytyrën e tij të mbuluar ndërsa po ecën drejt xhamisë në orët e hershme.

Ai mban një objekt në dorë, që mendohet të jetë një çekiç, dhe e përdor atë për të goditur një dritare të xhamisë.