Fjalë Kyçe

Taksa e Kosovës ia humbi Serbisë rreth 400 milionë euro

Taksa e Kosovës ia humbi Serbisë rreth 400 milionë euro

Sot para një viti Kosova vendosi taksën 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe atyre nga Bosnja dhe Hercegovina.

Këtë vendim, Qeveria e Kosovës e pati marrë një ditë pasi vendi dështoi të anëtarësohej në Interpol për shkak të lobimit serb, transmeton Klan Kosova.

Për këtë periudhë njëvjeçare me taksë, Serbia humbi 395.7 milionë euro.

Këtë e bëri të ditur edhe ministri i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit të Serbisë, Rasim Ljajiq.

Sipas tij, para vendosjes së kësaj mase nga Prishtina, eksportet nga Serbia në Kosovë dhe arrinin në 445 milionë euro në vit, transmeton Klan Kosova.