Fjalë Kyçe

Të mbijetuarit e Masakrës së Dubravës kujtojnë tmerrin që përjetuan

Të mbijetuarit e Masakrës së Dubravës kujtojnë tmerrin që përjetuan

Në 20 vjetorin e Masakrës së Dubravës, të mbijetuarit u kthyen në vendin ku ndodhi ngjarja

Shokët e lanë për të vdekur. Kjo pasi Bedri Kukalaj u plagosë në kokë, këmbë e bark në Masakrën e Dubravës në vitin 1999.

E njëzet vite më pas, burri nga Deçani rrëfen momentin kur u plagos.

Nga burgu i Dubravës, pas katër ditëve nga plagosja, ai ishte dërguar në Beogradi në gjendje të pavetëdijshme, raporton T7.

E kur mbërriti aty, ai iu nënshtrua operacionit.

Por, kjo nuk i ndaloi gardianët serb që të rrahin përsëri Kukalajn kur ai u kthye në burg përsëri.

E rrëfime rrëqethëse si të Kukalaj kanë edhe shumë të tjerë.

Të mbijetuarit e masakrës së Dubravës, po i rrëfejnë njëri-tjetrit ato ditë të vështira.

Ali Bytyqi nga Prizreni atëkohë ishte i burgosur për aktivtetin politik.

Ai tregon momentet e vështira të njëzet viteve më parë.

Në përkujtim të kësaj masakre, gjatë ditës është mbajtur një akademi përkujtimore.

Në 20 vjetorin e masakrës së Dubravës u vendos gurthemeli i një memoriali për këtë ngjarje të tmerrshme.

E në vendin ku ndodhi kjo masakër u pa edhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Por, pasi vendosi lule, ai u largua ende pa filluar ceremonia shtetërore.