Fjalë Kyçe

“Të premten shkollat dy orë grevë, gjysmëvjetori i dytë mund të mos fillojë fare”

“Të premten shkollat dy orë grevë, gjysmëvjetori i dytë mund të mos fillojë fare”

Sekretari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës së Kosovës (SBASHK), Ymer Ymeri, ka thënë se greva në arsim ka ardhur pas vendimit që ka marrë Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës për t’u futur në grevë.

Ymeri në “Dossier D” ka thënë se SBASHK-u ka marrë vendim që ditën e premte të ketë grevë nga dy orë në të gjitha ndërrimet, përcjell Telegrafi.

“Do të ndërpritet mësimi në shenjë të protestës nga sinjalet që pagat në dhjetor të mos merren me rritje ashtu si e kanë prit anëtarësia e këtyre sektorëve”.

Ai ka thënë se gjasat janë shumë të mëdha që të mos futen në gjysmë vjetorin e dytë për shkak të pezullimit të mundshëm të Ligjit të Pagave.

“Gjasat janë që edhe mos të përfundoj ky vit shkollor nëse pagat dalin pa rritje”.

Sekretari i SBASHK-ut ka thënë se do të ishte mirë që Gjykata Kushtetuese të vendos më shpejt dhe të mos veproj si në disa raste tjera kur merr masa të përkohshme pezulluese në dëm të punëtorëve që do të përfitonin pagat me rritje.