Fjalë Kyçe

Telekomi anulon konkursin e fundit për punësime

Telekomi anulon konkursin e fundit për punësime

Telekomi i Kosovës ka anuluar konkursin e fundit me të cilin parashihej punësimi i dhjetë personave, pesë zyrtarë për shitje dhe pesë teknikë.

Burimet e Kohës Ditore bëjnë të ditur se konkursi është anuluar nga Komisioni i Auditimit.

Konkursi i hapur më 9 nëntor kishte zgjuar reagime të shumta pasi ky konkurs binte në kundërshtim me vendimin paraprak të menaxhmentit të Telekomit, për ndalimin e punësimeve të reja në këtë ndërmarrje.

Pas publikimit të këtij konkursi, kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, kishte thënë se konkursi që u hap së fundmi në këtë Telekom, u bë pa dijeninë e tij.

As Istrefi, e as disa nga menaxherët e ndërmarrjes, nuk kishin treguar për Kohën Ditore se kush qëndron mbrapa këtij vendimi që ishte marrë në fundjavë.

Ky është njoftimi për anulim:

NJOFTIM

Njoftohen të gjithë kandidatët se anulohet konkursi për arsye objektive për pozitat: Zyrtar i Shitjes (5) ekzekutues, Teknik (5) ekzekutues, i shpallur me datë 09.11.2019 me numër 01-6075/19

I falenderojrmë të gjithë aplikantët për shprehjen e interesimit për të qenë pjesë e TK Sh.A, dhe luteni që të shikoni web faqen e kompanisë për konkurset publike në të ardhmen.