Fjalë Kyçe

Tërhiqen pesë njësi nga shitja e aseteve me likuidim nr. 49 , njofton AKP

Tërhiqen pesë njësi nga shitja e aseteve me likuidim nr. 49 , njofton AKP

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) njofton se ka tërhequr pesë njësi nga shitja e aseteve me likuidim Nr.49 , shkruan GazetaAlo.

Tërheqja është bërë në bazë të kërkesës së Komunës së Skenderajt dhe Vendimit të Kuvendit Komunal të Skënderajt për shpalljen e zonës me interes Publik.

Të gjitha këto prona ishin paraparë për t’u shitur përmes Shitjes së Aseteve përmes Likuidimit nr. 49, e cila do të mbahet me datë 21 gusht 2019.

Lista e aseteve që janë në shitje përmes Shitjes së Aseteve nr. 49 përfshinë asete të ndërmarrjeve shoqërore nga regjione të ndryshme të Kosovës dhe mund të gjendet në web faqen e AKP-së: www.pak-ks.org.

Dorëzimi i ofertave do të mbahet me datë 21 gusht  2019 në sallën e Hotelit Grand në Prishtinë, kur edhe do të mbahet ceremonia e hapjes së ofertave.

Siç jeni njoftuar tanimë , që nga kjo valë e shitjes se Aseteve Agjencia do te zbatoje Rregullat e reja te thjeshtuara te tenderit qe lehtësojnë procesin e ofertimit.

Njësin  nr.30-Fabrika e Plastikës Parcelat në Skenderaj,

Njësin nr.31-Produkt Parcelat 1066-0 dhe 1067-0 në Kuçicë

Njësin nr.32-Produkt Parcela 1215-0 në Kuçicë

Njësin nr.38-NSH Produkt Parcelat në Polac i Ri

Njësin nr.39-Produkt Parcelat 955-0, 956-0 dhe 957-1 në Baks