Fjalë Kyçe

Thaçi deklarohet për raportin e të Drejtave të Njeriut, ka këtë kërkesë për institucionet e vendit

Thaçi deklarohet për raportin e të Drejtave të Njeriut, ka këtë kërkesë për institucionet e vendit

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka reaguar pas publikimit të raportit për të Drejtat e Njeriut në Kosovë për vitin 2018 nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Thaçi, ka thënë se ky raport ka identifikuar shumë përparime në sektorin e drejtësisë, por edhe sfidat të cilat i kemi përpara, shkruan Gazeta Alo.

Thaçi ka shkruar se të gjitha ngecjet që janë identifikuar në këtë raport duhet të merren seriozisht nga institucionet e Kosovës dhe të punohet me dinamikë më të madhe në përmirësimin e tyre.

Postimi tij i plotë:

Raporti për të Drejtat e Njeriut në Kosovë për vitin 2018, i publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ka identifikuar shumë përparime në sektorin drejtësisë, por edhe shumë sfida që kemi përpara. I jemi mirënjohës SHBA-së për investimet dhe mbështetjen që i ka dhënë Kosovës në sektorin e drejtësisë. Të gjitha ngecjet që janë identifikuar në këtë raport duhet të merren seriozisht nga institucionet e Kosovës dhe të punohet me dinamikë më të madhe në përmirësimin e tyre. Ne duhet ta vazhdojmë luftën e pakompromis kundër korrupsionit dhe t’i garantojmë të drejtat e qytetarëve të të gjitha komuniteteve tona, si vlera mbi të cilat e kemi ndërtuar shtetin tonë. HTH/Gazeta Alo/