Fjalë Kyçe

Thaçi dekoron dy bashkëveprimtarë të Zahir

Thaçi dekoron dy bashkëveprimtarë të Zahir

Presidenti i vendit Hashim Thaçi u ka ndarë Medalje Presidenciale Ismail Sejdiut dhe Isak Shabanit, dy prej bashkëveprimtarëve të hershëm të Heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti, me të cilët e themeloi grupin e parë ushtarak në fshatrat e Prishtinës dhe Podujevës.

“Së bashku me Zahirin, Ismaili, Isaku dhe bashkëpunëtorët e tyre, në vitin 1993 organizuan dhe bartën barrën e zgjerimit të aktiviteteve ushtarake kundër policisë dhe grupeve paramilitare serbe në rajonin e Gollakut dhe Llapit”, shkruan Thaçi në Facebook.Postimi i plotë:

Ismail Sejdiun dhe Isak Shabanin, dy prej bashkëveprimtarëve të hershëm të Heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti, me të cilët e themeloi grupin e parë ushtarak në fshatrat e Prishtinës dhe Podujevës, sot i dekorova me Medalje Presidenciale.Së bashku me Zahirin, Ismaili, Isaku dhe bashkëpunëtorët e tyre, në vitin 1993 organizuan dhe bartën barrën e zgjerimit të aktiviteteve ushtarake kundër policisë dhe grupeve paramilitare serbe në rajonin e Gollakut dhe Llapit. HTH