Fjalë Kyçe

“Thaçi e Vuçiqi duan amnisti për krimet e luftës”

“Thaçi e Vuçiqi duan amnisti për krimet e luftës”

Edhe pse nuk dihet asgjë publikisht rreth diskutimeve për marrëveshjen finale, eksperti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer është i bindur se ekziston një pikë për të cilën Thaçi e Vuçiqi mund të jenë pajtuar dhe mezi presin ta firmosin në “Rose Garden” (“Kopshtin e trëndafilave”) në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas tij, dy presidentët duan të sigurohen se nuk do të ndiqen penalisht për të bëmat në luftën e vitit 1999.

“Nuk besoj në imunitetin që jep ky kopsht, por mendoj se premtimi që iu dha, është një nxitje për Thaçin e Vuçiqin që të arrijnë marrëveshjen të cilën e kanë menduar”, ka thënë Serwer.

Sipas tij, ata që kanë vrarë njerëz gjatë apo pas luftës duhet të japin përgjegjësi. Ka përmendur rastin e vrasjes së vëllezërve Bytyqi, që nuk është zbardhur ende nga ana e Serbisë. Por, sipas tij ka edhe shqiptarë që janë vrarë nga shqiptarët, prandaj duhet dhënë përgjegjësi.

I pyetur nëse Thaçin e Vuçiqi kanë diçka nga periudha e luftës që duan ta fshehin, Serwer ka deklaruar se, “nuk e dëshiron ndjekjen penale ndaj askujt, por ajo duhet të ndodhë për të gjithë ata që kanë bërë gjëra të këqija”.

Më shumë detaje mund të lexoni në intervistën e plotë, në numrin e sotëm të Kohës Ditore.