Fjalë Kyçe

Thaçi: Do vërtetohet pafajësia e Veselit

Thaçi: Do vërtetohet pafajësia e Veselit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmendjen e emrit të kryeparlamentarit Veseli në videot e të dyshuarve për fajde e ka quajtur mashtrim dhe se organet e drejtësisë do ta vërtetojnë pafajësinë e tij, raporton KTV.

“E para un nuk mund të flas në emër të asnjë partneri politik të Kosovës. Drejtësia duhet ta kryejë punën e vetë. Jam tmerruar nga mashtrimet dhe keqpërdorimet në emër të personave të politikës. Kadri Veseli është vetëm një viktimë e këtij maskarallëku”, ka deklaruar Thaçi.

Emri i kryeparlamentarit Veseli është përmendur në “Aferën e fajdeve”, ku dyshohet se ai kishte marrë 200 mijë euro.