Fjalë Kyçe

Thaçi: Ndarja e Gjermanisë ishte plagë e hapur në Evropë

Thaçi: Ndarja e Gjermanisë ishte plagë e hapur në Evropë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se Muri i Berlinit u bë simbol ku kufizoheshin bota e demokracisë perëndimore dhe ajo e diktaturës lindore.

Thaçi, ka thënë se ndarja e Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore ishte plagë e hapur në Evropë.

Shkrimi i potë:

“Ndarja e Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore ishte plagë e hapur në Evropë. Muri i Berlinit u bë simbol ku kufizoheshin bota e demokracisë perëndimore dhe ajo e diktaturës lindore. Rrëzimi i këtij muri 30 vjet më parë, ishte fundi i luftës së ftohtë, rënie e Perdes së Hekurt dhe bashkim i Gjermanisë.

Me rënien e Murit të Berlinit u sprovua epërsia e sistemit demokratik përballë atij komunist. Era e lirisë dhe demokracisë u përhap rrufeshëm në Evropën Lindore, por edhe në Ballkan.

Bashkimi i Gjermanisë ishte fitorja më e madhe politike paqësore në Evropë, pas Luftës së Dytë Botërore. Urime kombit gjerman! HTH”, ka shkruar Thaçi.