Fjalë Kyçe

Thaçi takon pjesëtarët e FSK-së që po trajnohen në Gardën Kombëtare të Iowa-s

Thaçi takon pjesëtarët e FSK-së që po trajnohen në Gardën Kombëtare të Iowa-s

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i cili gjendet në Iowa të SHBA-së, ka vizituar Gardën Kombëtare të shtetit Iowa, ku është pritur nga Gjeneralmajori Benjamin Corell dhe ka takuar pjesëtarët e FSK-së që janë duke ndjekur trajnimet atje.

Përmes një njoftimi për media, zyra e presidencës thotë se Thaçi ka falënderuar gjeneralët dhe ushtarët e Gardës Kombëtare, të cilët në vazhdimësi kanë ndihmuar në ngritjen e profesionalizimit të ushtarëve dhe eprorëve të FSK-së.

“Jemi mirënjohës për përkrahjen e gjithanshme që i keni dhënë FSK-së”, u shpreh presidenti Thaçi.

Gjeneralmajori Corell, i cili e ka marrë postin para një muaji, u shpreh i kënaqur me bashkëpunimin me FSK-në.

Presidenti Thaçi takoi edhe pjesëtarët e FSK-së që janë duke u trajnuar në Gardën Kombëtare të Iowa-s të cilët i përgëzoi për të arriturat e tyre profesionale.

“Jemi krenar me pjesëtarët e FSK-së kudo ku shërbejnë ata”, u shpreh Thaçi.