Fjalë Kyçe

Thaçi: Vendimet e Qeverisë rrezikuan ndarjen e Kosovës

Vendimet e qeverisë me të cilën udhëheq Ramush Haradinaj, sipas presidentit të Kosovës, Hashim Thaci, e rrezikojnë ndarjen e Kosovës.

Duke folur për qëndrimin e kryeministrit Haradinaj lidhur me idenë e korrigjimit të kufijve, Thaçi tha se ishte vendimi i qeverisë Haradinaj që rrezikoi ndarjen duke “i përgatitur terrenin” Milan Radojçiqit për dhënien e Trepçës veriut, Gazivodës dhe pasurive të tjera.

“Kushdo qe flet, ato thjesht janë gjëra qesharake, unë kom dal shumë qartë në pozicionin tim që mos t’i përgatitet terreni Milan Radojçiqit për dhënien e Trepçës veriut, Gazivodës dhe të pasurive shtetërore që t’i barten autoriteteve lokale, që në fakt ishte dhuratë për Milan Radojçiqin, por ishte fat që kishte ballafaqim me drejtësinë”, ka deklaruar Thaçi në Rubikon të KTV-së.