Fjalë Kyçe

Theret me thikë një person në Prishtinë

Theret me thikë një person në Prishtinë

Gjatë ditës së sotme është therur me thikë një person në lagjen Arbëria në Prishtinë.

Në ora 16:00 në Prishtinë, përkatësisht në lagjen Arbëria në Prishtinë është therur me thikë një person.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se deri te ky incident ka ardhur si pasojë e një përleshjeje që ka ndodhur edhe therja me thikë.

“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për një përleshje në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë. Në këtë përleshje një person ka pësuar lëndime të rënda trupore (nga arma e ftohtë -thikë)”, ka treguar Ahmeti.

Ajo ka bërë të ditur se viktima është duke marrë trajtim mjekësor ndërkaq policia ka identifikuar personat e dyshuar.

“Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësitet e stacionit policor Qendra, kane arritur të identifikojnë personat e dyshuar dhe janë në kërkim të tyre”, ka thënë Ahmeti.