Fjalë Kyçe

Policia jep detaje për therjen me thikë të 16 vjeçarit në Prishtinë

Policia jep detaje për therjen me thikë të 16 vjeçarit në Prishtinë

Policia e Kosovës ka konfirmuar se rreth orës 22:30 është therur një 16 vjeçar në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar për Koha.net zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 22:30 kemi pranuar informatën për një rast të therjes me thikë. Rasti ka ndodhur në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë, ku dyshohet se një person (burrë) 16 vjeçar. Ai ka pësuar lëndime me armë të ftohtë (thikë)”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka shtuar tutje se i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësitet policore janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar.

———————————-

Theret me thikë një person në Prishtinë

Një incident ndërmjet disa të rinjve ka ndodhur para pak çastesh në Prishtinë, ku ka mbetur i lënduar një person.

Bëhet e ditur se incidenti ka ndodhur në rrugën Muharrem Fejza në Lagjen e Spitalit, ku me këtë rast një burrë është therur.
I lënduari është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Derisa në vendin e ngjarjes është edhe Policia.