Fjalë Kyçe

Tmerri i tërmetit në Shqipëri tregohet përmes fotografive

Tmerri i tërmetit në Shqipëri tregohet përmes fotografive

Tërmeti i fuqishëm 5.8 ballë që tronditi sot Shqipërinë ka shkaktuar shumë panik te të gjithë. Fillimisht rreth orës 16:00 tre dridhje ndodhën në afërsi të Durrësit dhe Tiranës, ku përveç dëmeve materiale raportohet se ka edhe rreth 70 të lënduar.

Pastaj, është raportuar edhe për dy dridhje të tjera së fundi.

Në foto do të shihni se si njerëzit e tmerruar nga lëkundjet në Tiranë kanë dalë në rrugë, të frikësuar e duke përqafuar njëri-tjetrin.

Sipas Earthquake.usgs.gov, dridhjet e tokës janë hetuar në Kosovë, Itali, Bullgari, Bosnjë, Serbi, Kroaci, Greqi, Maqedoni Veriore dhe Mal të Zi.