Fjalë Kyçe

Tomë Gashi në Vetëvendosje?

Tomë Gashi në Vetëvendosje?

Avokati Tomë Gashi, duket se së shpëjti do t’i bashkohët Lëvizjes Vetëvendosje.

Kjo pasi që në postimin e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili  ka njoftuar zyrtarisht për aderimin e analistit politik, Haki Abazit në VV, Gashi ka shkruar se së shpejti do të jenë bashkë.

“Bravo Zotëri Haki, së shpejti do të jemi bashkë”, është komenti i Gashit.

I kontaktuar nga Telegrafi, avokati Gashi nuk ka pohuar as mohuar nëse do t’i bashkohet VV-së.

“Nuk mund të iu konfirmoj asgjë. Unë nuk e kam thënë nëse do t’i bashkohem apo nuk do t’i bashkohem. Unë e kam shkruar ashtu. Kaq mund të ju them”, ka thënë ai.

Ndryshe Kurti ka thënë se me aderimin e Abazit në VV, partisë i është shtuar edhe një vlerë.

Kurti ka shtuar se me Abazin në Lëvizjen Vetëvendosje, ndryshimet e domosdoshme në shtetin tonë po bëhen edhe më të afërta dhe më të lehta, duke shtuar se do të ecin bashkë drejt zgjerimit të mëtutjeshëm dhe fitores së pashmangshme.