Fjalë Kyçe

Trashet ‘zullumi’ i turqve ndaj punëtorëve të Aeroportit, punëtorët gjobiten nga 9 deri në 16 mijë euro

Trashet ‘zullumi’ i turqve ndaj punëtorëve të Aeroportit, punëtorët gjobiten nga 9 deri në 16 mijë euro

Menaxhmenti i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’ po zbaton hakmarrje klasike ndaj punëtorëve, shkaku i protestës dhe grevës së mëhershme që ata kanë zhvilluar në kompani.

Në kundërshtim me legjiclaiconin në fuqi, menaxhmenti ka shqiptuar gjoba marramendëse ndaj punëtorëve ‘të padëgjueshëm’, pa dhënë asnjë argument bindës. Kështu gjobat madje shkojnë deri në 16 mijë euro, kurse në rastin më të fundit një punëtor është dënuar me mbi 9 mijë euro, shkruan Gazeta Alo.

Alarmin për një skandal të tillë e ka dhënë kryetari i Sindikatës së ANP ‘Adem Jashari’.

Bashkim Latifi, kryetar i Sindikatës së Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës shprehet se kjo vjen pas grevave dhe protestave të punëtorëve, dhe këto masa ndëshkuese ndaj tyre po bëhen si shenjë hakmarrjeje e aktivitetit sindikal të punëtorëve në ndërmarrje.

‘Siç e dini edhe jeni në dijeni, para disa dite punëtorët e Aeroportit kanë organizuar greva dhe protesta për realizimin e të drejtave të ligjshme të punëtorëve. Ato kanë qenë kryesisht pesë kërkesa: të paguhet rrezikshmëria, të bëhet pagesa e përvojës së punës, të paguhen orët e vikendeve, të na paguhet shujta si dhe të mos ketë dallime në paga në sektorë të njëjtë’, ka thënë Latifi.

Mirëpo, përkundër kërkesave të punëtorëve, kreu i sindikatës së punëtorëve të Aeroporit shprehet se me menaxhmentin e ndërmarrjes, gjegjësisht pronarët Limak&Çalik nuk kanë arritur të gjejnë fillimisht mirëkuptim dhe për këtë është dashur të organizohen dhe të bëjnë protesta dhe greva.

‘Pas atyre grevave, ne arritëm të ulemi të bisedojmë me menaxhmentin, mirëpo prapë nuk është duke e zbatuar marrëveshja që e kemi arritur dhe çka është më keq kanë filluar edhe largimet prej punës të punës pa u respektuar kurrfarë kriteri i masës disiplinore, pa u respektuar ligji që mbron të drejtat e punëtorëve’ ka thënë Latifi.

Punëtorët në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’ shprehen se është rritur presioni ndaj tyre.

Çka është edhe më keq në Aeroport, për një gabim më të voglin, punëtori dënohet deri 16 mijë euro dënim. ‘A ka bazë ligjore për këto, s’ka, mirëpo jemi ku jemi dhe rasti i fundit tash që është kërkuar një dënim prej 9 mijë euro për një punëtor. Përkundër asaj që unë kam dërguar letra njoftuese të gjitha institucioneve, Inspektoratit të Punës e të tjra, nuk ka institucion që ka ardhur të merret, as Prokuroria as të tjerët me këto raste dhe punëtorët në Aeroport nuk gëzojnë kurrfarë të drejte që i takon me ligj’ ka thënë Latifi.

“Kërkesat tona janë të na paguhet rrezikshmëria në punë, sepse është e garantuar me ligj të punës. Kërkesa e dytë është të ndalet diskriminimi në paga te personat me ID të njëjtë, licencë të njëjtë, orë të punëve të njëjta dhe vend të punës të njëjtë. Kërkesa e tretë është të na paguhet 0.5% ose përvoja e punës. Kërkesa e katërt është të na paguhen orët e vikendit sepse menaxhmenti na fut në vikend me punu sepse rritet puna gjatë vikendeve 60 deri në 70% në krahasim me ditët e punës. Si dhe kërkesa e pestë është të na paguajnë shujtën sepse me 200 euro pagë nuk na del as bukë me ble. Pasi 200 euro pagë ka në aeroport”, është shprehur më herët Latifi. /Gazeta Alo/