Fjalë Kyçe

Nesër varrosen tre personat që u privuan nga jeta në lagjen “Dardania” në Prishtinë

Nesër varrosen tre personat që u privuan nga jeta në lagjen “Dardania” në Prishtinë

Këtë të ditur e ka bërë familjari i tyre, Kreshnik Krasniqi përmes një postimi në Facebook, shkruan lajmi.net.

Ky është postimi i plotë i tij në Facebook:

Ju njoftojmë se varrimi i familjarëve tanë që vdiqën tragjikisht më 22.04.19 bëhet nesër.

Hasan ( Sadri ) Krasniqi varroset nesër 24.04.19 në ora 11:00 në varrezat e fshatit Grashticë.

Hysnije ( Shaban ) Krasniqi varroset nesër 24.04.19 në ora 13:00 në varrezat e Zllatarit-Matiqan

Remzije Kamberi Krasniqi varroset nesër 24.04.19 në ora 16:20 në varrezat Dragodan.