Fjalë Kyçe

Tre të lënduar nga tërmeti po kurohen jashtë shtetit

Tre të lënduar nga tërmeti po kurohen jashtë shtetit

Tre qytetarë që mbetën të plagosur rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit po kurohen jashtë shtetit shqiptar.

Nga përditësimet e fundit nga shtabi i emergjencave për evidentimin e dëmeve nga tërmeti, deri në orën 13:30 të ditës së sotme, 5 dhjetor 2019, aktualisht janë 1183 shtëpi të shembura dhe 558 pallate të dëmtuara rëndë.

Dëme të konsiderueshme ka dhe në qendrat shëndetësore, konkretisht 12 qendra shëndetësore dhe ambulanca në Krujë, Durrës, Laç, Tiranë.

Tërmeti ka shkaktuar dëmtime dhe në  disa mjedise në QSUT, Spitalin Bashkiak të Krujës dhe Kurbinit.

Spitali i Durrësit, i cili pësoi disa dëmtime, tashmë është i rehabilituar dhe ofron shërbim normalisht.

Ndërkohë janë dëmtuar dhe 28 shkolla në Tiranë, Lezhë, Kukës dhe Elbasan.