Fjalë Kyçe

U mbyt tri ditë më parë, gjendet trupi i pajetë i 55 vjeçarit

U mbyt tri ditë më parë, gjendet trupi i pajetë i 55 vjeçarit

Trupi i 55-vjeçarit që u mbyt tre ditë më parë në lumin e Bistricës në Sarandë është gjetur.

Burime nga policia bëjnë me dije se pas tre ditësh kërkime, sot rreth orës 10:15 polumbarët e RENEA-s kanë gjetur trupin e 55-vjeçarit Arben Shaqiri që u mbyt aksidentalisht.

Informacion paraprak

Polumbarët e Reneas gjejnë trupin e pajetë të 55 vjeçarit që u mbyt tre ditë më parë në lumin e Bistricës, shkruan TCH.

Sot rreth orës 10:15, pas tre ditë kërkimesh është bërë e mundur gjetja e trupit të 55 vjeçarit A.Sh, në Lumin e Bistricës rreth 300 metra larg vendit të mbytjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer veprimet e mëtejshme proceduriale.