Fjalë Kyçe

Veseli dënon sulmin ndaj Petroviqit, kërkon zbardhjen e rastit në mënyrë të plotë

Veseli dënon sulmin ndaj Petroviqit, kërkon zbardhjen e rastit në mënyrë të plotë

Sulmin e sotëm ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës, nga radhët e SLS-së,Sllobodan Petroviq, e ka dënuar edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Veseli, ka ftuar organet organet ligjzbatuese ta zbardhin në mënyrë të plotë këtë ngjarje të rëndë e të venë para përgjegjësisë së ligjit këdo që qëndron pas saj, shkruan Gazeta Alo.

Postimi i tij i plotë:

Dënoj ashpër sulmin ndaj Deputetit të Kuvendit të Kosovës, z. Sllobodan Petroviq dhe shpreh solidaritetin e mbështetjen ndaj tij. Po ashtu inkurajoj organet ligjzbatuese ta zbardhin në mënyrë të plotë këtë ngjarje të rëndë e të venë para përgjegjësisë së ligjit këdo që qëndron pas saj. Vlera si liria e mendimit, e besimit dhe e bindjeve vetjake janë në themel të shoqërisë sonë demokratike e askush nuk duhet të lejohet t’i prekë ato nëpërmjet dhunës dhe gjuhës së urrejtjes./Gazeta Alo/