Fjalë Kyçe

“Veseli ka propozuar jo vetëm reciprocitet, por edhe ekuivalencë totale me Serbinë”

“Veseli ka propozuar jo vetëm reciprocitet, por edhe ekuivalencë totale me Serbinë”

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Rexhep Hoti ka thënë se Kadri Veseli ka propozuar pezullimin e taksës, por jo heqjen e saj.

Hoti, në RTV Dukagjini, ka thënë se propozimi i Kadri Veselit është shumëfish më i rëndë për Serbinë se taksa 100%.

“Propozimi i zotit Veseli ka peshë shumë më të madhe se sa mbajtja e një taksë. Pra, propozimi i zotit Veseli është shumë më i rëndë për Serbinë se taksa 100%…Veseli ka propozuar jo vetëm reciprocitet, por edhe ekuivalencë totale me Serbinë. Pra, ti do të jesh në raport me mua ashtu siç unë do të jem me ty”, tha Hoti.

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë se pavarësisht nga deklarimet populiste asnjë parti në Kosovë nuk del kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e as qëndrimeve të tyre.

Hoti ka thënë se Amerika po kërkon nga Kosova pezullimin e taksës për shkak të gjeopolitikave globale.

“Amerika do të mbajë afër Serbinë, për të goditur Rusinë”.