Fjalë Kyçe

Veseli kërkon të bëhet e pamundura për shpëtimin e qytetarit nën rrënojat e hotelit “Adriatiku” në Mitrovicë

Veseli kërkon të bëhet e pamundura për shpëtimin e qytetarit nën rrënojat e hotelit “Adriatiku” në Mitrovicë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, e ka cilësuar të trishtueshëm lajmin për shembjen e Hotel “Adriatikut” në Mitrovicë dhe ka kërkuar nga organet përgjegjëse të bëjnë të pamundurën për të shpëtuar jetën e qytetarit që ka mbetur në ndërtesë.

Veseli, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “inspektoratet përkatëse që kanë për obligim të mbikëqyrin sigurinë e ndërtesave duhet të japin përgjegjësi kur jeta e qytetarëve vihet në rrezik’.

Postimi i plotë i Veselit:

I trishtueshëm lajmi për shembjen e hotel Adriatikut në Mitrovicë. Kërkoj nga organet përgjegjëse të bëjnë të pamundurën për të shpëtuar jetën e qytetarit që ka mbetur në ndërtesë. Inspektoratet përkatëse që kanë për obligim të mbikqyrin sigurinë e ndërtesave duhet të japin përgjegjësi kur jeta e qytetarëve vihet në rrezik.