Fjalë Kyçe

Veseli: Serbia ka dëbuar shqiptarët me dhunë

Veseli: Serbia ka dëbuar shqiptarët me dhunë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka vizituar stacionin e trenit në Prishtinë, ku do të ndërtohet Memoriali i Dëbimit të shqiptarëve nga forcat serbe.

Nga aty, Veseli, ka thënë se drejtësia do të ndodhë, shkruan Gazeta Alo.

“Jam këtu për të dëshmuar përkushtimin e institucioneve të Kosovës, nesër  do të marrim vendime të drejta, nuk janë kundër askujt, por duhet të del në pah e vërteta. E vërteta është se shqiptarët janë dëbuar me dhunë’, ka thënë ai.

Ai, ka thënë se pavarësisht gjenocidit që Serbia ka kryer në Kosovë, ende nuk ka drejtësi.

“Janë dëbuar, janë vrarë, janë dhunuar, janë shkatërruar, janë varrosur, janë ç’varrosur  dhe nuk ka ende drejtësi’, ka deklaruar Veseli.

“Ky stacion i trenit nesër do të jetë propozim që të shndërrohet në Muze të Deportimit. Le të vijnë të gjithë gjeneratat që e dojnë paqen, drejtësinë e ta shohin vuajtjen që e kanë pas qytetarët tonë. Ky është realiteti jonë, jemi krenar me të, nuk do ta harrojmë, nuk jemi hakmarrës, por edhe kriminelët do të përgjigjen dhe drejtësia do të ndodhë, Tribunali ka me ndodhë. Do të përgjigjen ata që kanë kryer gjenocid. Serbia ka kryer gjenocid mbi qytetarët tonë dhe Kosovën”, ka thënë kryetari Veseli.

Sipas tij, shteti serb duhet të paguajë krimet që ka bërë.

“Do të ndodh edhe memorizimi i këtij krimi kolektiv, e nëse flasim për drejtësi, jetë njerëzish, për kriminelë që duhet të përgjigjen, atëherë do të ketë përkrahje edhe nga ndërkombëtarët. Ajo që ka ndodh me parlamentin evropian do të ndodh edhe me shtetet tjera, vetëm duhet të punojmë në mënyrë profesionale që të na përkrahin. Nuk është vonë për këtë, por është vonë për ata që tuten prej hijes së vet. Shteti serb duhet me pagu për krimet, kriminelet s’kemi me i lënë me bo gjumë rahat, nuk ka me pas tolerim ndaj tyre”, ka deklaruar Veseli./Gazeta Alo/