Fjalë Kyçe

Veton Surroi lavdëron Kadri Veselin, e quan një lider ndryshe

Veton Surroi lavdëron Kadri Veselin, e quan një lider ndryshe

Shkrimtari dhe publicisti Veton Surroi, ka folur për rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit.

Surroi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se fitorja e opozitës në Kosovë ëshët një shpresë për vendin.

Ai ka thënë se në këto zgjedhje kanë ndodhur disa ndryshime të mëdha te subjektet politike, përcjell Telegrafi.

Zgjedhjet e para të Vetëvendosjes pasi është ndarë, kandidimi i Vjosa Osmanit nga LDK dhe platforma anti korrupsion e Kadri Veselit sipas Surroit kanë qenë ngjarje që janë shënuar në këto zgjedhje.

Publicisti thotë se “PDK dhe Veseli kanë mundur t’i problematizojnë zgjedhjet në këtë shtet të kapur por vepruan ndryshe”.

“PDK ka ende mekanizëm për vjedhje industriale të votave, mirëpo ka qenë vendim i Kryetarit [Veseli] që të mos i hyjë asaj rruge por të veprojë ndryshe dhe t’i hyjë një rruge transformative dhe evolutive”.

Ai thotë se ka parë që gjatë fushatës PDK ka bërë garë programore me subjektet tjera politike.