Fjalë Kyçe

Vetura del nga rruga, babai humb jetën dhe djali lëndohet

Vetura del nga rruga, babai humb jetën dhe djali lëndohet

Babë e bir janë përfshirë në një aksident në Divjakë, ku si pasojë babai ka humbur jetën ndërsa djali i tij është lënduar.

Sipas policisë aksidenti u regjistrua rreth orës 05:30 të mëngjesit në vendin e quajtur “3 urat”

“Sot rreth orës 05:30, në vendin e quajtur ‘Tre urat’ Çermë Sektor, shtetasi A. M., 57 vjeç, duke drejtuar mjetin tip Ford ka dalë nga rruga. Për pasojë ka gjetur vdekjen në vend drejtuesi i mjetit dhe është dëmtuar djali i tij shtetasi RR. M., i cili ndodhet në Spitalin e Lushnjës nën kujdesin e mjekëve”, sqaron policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të daljes së mjetit nga rruga.