Fjalë Kyçe

Vetura e policisë parkohet në trotuar

Vetura e policisë parkohet në trotuar

Disa policë të Kosovës kanë parkuar veturën zyrtare të PK-së në trotuar në njërën nga rrugët në Istog.
Parkimi i veturës në trotuar ua ka vështirësuar lëvizjen këmbësoreve.

Lexuesit e Telegrafit kanë dërguar disa fotografi ku shihet se si vetura e ndalur ka bllokuar tërësisht trotuarin.

Një parkim i tillë është në kundërshtim me rregullat e komunikacionit.

Këmbësorët shpeshherë përballen me probleme të tilla, ku pjesa e dedikuar për lëvizjen e lirë të tyre është e bllokuar me vetura.