Fjalë Kyçe

Vetura godet këmbësorin, shoferi bën këtë veprim

Një automjet ka goditur një këmbësor në fshatin Vitomiricë të Pejës, ndërsa shoferi ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Pejës.

“Ka ndodhur një aksident trafiku, me ç’rast një automjet i cili pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes, ka goditur këmbësorin mashkull K/Boshnjak. Si pasojë viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Pejës”, ka njoftuar policia./Gazeta Alo/