Fjalë Kyçe

Sërish vërshohet Rahoveci

Sërish vërshohet Rahoveci

Pasditen e sotme Rahoveci sërish është përballur me vërshime pas rënies së shiut.

Uji ka vërshuar edhe në rrugët kryesore duke i bërë të pakalueshme për qytetarët.

Rahoveci dhe Malisheva edhe javën e kaluar e pësuan nga vërshimet duke u dëmtuar edhe tokat bujqësore.

Në rrjetet sociale qytetarë nga Rahovoeci kanë shpërndarë videot nga këto vërshime.