Fjalë Kyçe

Vidhet një kuletë në rrugën B në Prishtinë (VIDEO)

Vidhet një kuletë në rrugën B në Prishtinë (VIDEO)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur dje në Prishtinë, shkruan GazetaAlo.

Në rrugën B rreth orës 14:00 në një lokal, një personit i është vjedhur kuleta nga një person i moshuar.

Pamjet e siguruara nga GazetaAlo, tregojnë se si personi vjedh dhe më pas largohet.

Personi përmes Facebookut, ka bërë thirrje që të identifikohet hajni.

Ky është postimi i tij i plotë:

Te nderuar miq,

fatkeqësisht dje me datë 13.03.19 rreth orës 2 në një lokal në rrugën B në Prishtinë, një person i moshuar ka vjedhur kuletën time nga çanta ashtu siç vërehet në videon e mëposhtme. Ju lus ta shpërndani këtë video me të tjerët dhe ndoshta dikush mund t’i identifikojë personat ose nëse dikush i gjen dokumentat,të më kontaktojë. Faleminderit